Toni Kroos dhe Luka Modric aktualisht janë të dëmtuar dhe pritet të mungojnë në ndeshjet e ardhshme që ekipi i zhvillonë në La Liga, por me synimin për t’u rikthyer në ndeshjen kthyese ndaj PSG-së më 6 mars në Francë.
Megjithatë edhe pse mungesa e tyre për ekipin është shumë e madhe, statistikat thonë që Madridi ka jetë edhe pa ta. Që nga koha kur dyshja e mesfushës luajnë bashkë në ekipin Madrilen (2014), ata kanë munguar në 17 ndeshje të ekipit.
Nga këto 17 ndeshje pa praninë e Modric dhe Kroos, ekipi ka arritur 15 fitore dhe 2 barazime. Shifrat e golave janë mbresëlënëse pasi ekipi pa praninë e tyre ka shënuar 67 gola në këto 17 ndeshje – 3.9 për ndeshje.
Dyshja Madrilene ka munguar në vetëm 8% të ndeshjeve (17 nga 212) që nga koha kur trajner ishte Ancelotti, Benitez dhe Zidane. Shumica e këtyre ndeshjeve kanë qenë në Copa del Rey nga dy ndeshje: vs. Cadiz, vs. Cultural, vs. Fuenlabrada dhe vs. Numancia. Por kanë munguar edhe në dy ndeshje Championsi: 8-0 vs. Malmo dhe 3-2 vs. Dortmund, dhe në 7 ndeshje të La Ligas, ku vlen të theksohen fitoret: 7-1 ndaj Celtas dhe kjo e fundit 3-5 ndaj Betisit.