Atëherë kur të gjithë menduan se përfunduan dëmtimet në kampin e Madridit, në fakt ato janë rikthyer përsëri.
Pas dëmtimit të Toni Kroos ndaj PSG-së dhe Marcelos ndaj Betisit, tani është dëmtuar edhe Luka Modric që pritet të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Leganes me fillim nga ora 18:45.
Kroati mungoi në stërvitjen e fundit që ekipi e zhvilloi para ndeshjes së nesërme dhe sipas Jose Luis Sanchez (burim i afër me klubi) ai është dëmtuar dhe do të kryejë disa teste mjekësore për të vërtetuar shkallën e dëmtimit të tij.