Marco Asensio është lojtari në modë tek Real Madridi. Pas ecurisë së mirë të Cristianos (10 gola në 6 ndeshjet e fundit, 26 në total), emri i titullarit për Madridizmin është ai i Asensios, i cili ishte vendimtar në 12 minutat e luajtura ndaj PSG, fantastik me dopietën e tij ndaj Betisit, gjithmonë i qetë kur e drejton topin me këmbën e majtë.
5 ditë, më pak se 100 orë kanë qenë të mjaftueshme për të parë përsëri versionin më të mirë të një lojtari i cili pushtoi Bernabeun me madhështinë e tij, talentin dhe të ardhmen. Pra, ka qenë debutimi i tij ndaj Sevilla ku shënoi një supergol por Zidane e la pak anash duke mos i kushtuar rëndësi.
Pra, suksesi i kaluar dhe suksesi i tanishëm i tij me ekipin Madrilen e bënë atë favorit të startojë ndaj PSG-së më 6 mars.
Asensio shkëlqeu në ndeshjet më të mëdha që luajti: ndaj Sevillas në Superkupën e Europës (2016), ndaj Bayernit në cerekfinale të Championsit, ndaj Juventusit në finale të Championsit, ndaj Barcelonës në Superkupën e Spanjës dhe së fundi ndaj PSG-së në ndeshjen e parë në Bernabeu.