Real Madridi e mposhti PSG-në me dy gola më shumë epërsi. Poashtu, ekipi Madrilen edhe mbrëmë e mposhti Betisin me dy gola më shumë epërsi. Në të dyja këto fitore, Gareth Bale vështirë se mori pjesë. Ndaj Francezëve nuk startoi por u përfshi në pjesën e dytë. Ndaj Betisit luajti si startues por nuk bëri asgjë që të vërehej shumë në fushë.
Kjo ka bërë që tekniku Zidane ti vendosë vetes një mision para ndeshjes kthyese ndaj PSG-së më 6 mars: rikuperimin e Bale. Uellsiani nuk ka luajtur 90 minuta të plota që nga shtatori i vitit të kaluar.
Ndeshja e djeshme ndaj Betisit la shumë dyshime për të në fushë. Ai kishte dy raste të mira por u ndaluan nga Adan, dhe e vërteta është se ai nuk ishte shumë pjesëmarrës në ndeshje, për dallim nga bashkëlojtarët e tij.
Real Madrid, Zidane dhe bashkëlojtarët e tij kanë nevojë për versionin më të mirë të Uellsiani dhe shumëlehtë ai mund të startojë ndaj PSG-së. Kur gjithcka dukej në janar se ai është rikthyer, tani duket se ka mbetur në mes të rrugës dhe stolit.
Ndeshjet e ardhshme para ndeshjes ndaj PSG-së janë një test për të nëse do të luajë ndaj Francezëve apo jo, pasi ndeshja ndaj Betisit, ishte një ndeshje për t’u harruar nga Uellsiani.