Vinicius JR ishte vendimtar për Flamengon që të fitojë trofeun e parë sezonal, Taça Guanabara, duke mposhtur Boavistan në finale me rezultat 0-2. Lojtari Madrilen shënoi golin e dytë por ishte shumë aktiv në ato minuta sa luajti.
Vinicius JR u inkuadrua në fushë në minutën e 63’të dhe menjëherë filloi të ngjallet loja e ekipit të tij, ku pas vetëm dy minutave kalojnë në epërsi me një autogol nga lojtari kundërshtar.
Më pas shënoi edhe golin e tij nëminutën e 78’të për t’i siguruar trofeun e parë të sezonit ekipit të tij. Braziliani i ri nuk po luan shumë minuta por po tregon aftësitë në ato rastet e pakta që po iu ofrohen nga trajneri i tij.
Kjo ishte paraqitja e tij në finalen e cila u zhvillua gjatë ditës së djeshme: