Nëse konfirmohet se Marcelo do të mungojë në ndeshjen kthyese ndaj PSG-së, Zinedine Zidane ka dy zëvëndësus të qartë dhe një opsion tjetër që do të krijonte më shumë rrezik.
Marcelo u largua në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Betisit për shkak të një dëmtimi dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore gjatë ditës së nesërme për të parë shkallën e dëmtimit të tij në pjesën e prapme të kofshës së djathtë.Gjithcka mbetet për t’u parë nëse ai do të mungojë ndaj PSG-së në ndeshjen kthyese më 6 mars. 15 ditë para kësaj ndeshje Zidane do të mendojë për zëvëndësimin etij. Ekzistojnë tri mundësi, dy janë të qarta dhe një ekstravagante, por jo të disponueshme.
1) Nacho: opsioni më i arsyeshëm
Eshtë më i mundshmi për stilin që ka Nacho brenda ekipit dhe për nevojat e Madridit në përballjen e tyre në Paris: pas 3-1 në pjesën e parë, ekipi duhet të mbajë rezultatin dhe të shikojë nëse arrin të shënojë së paku një gol dhe tani PSG ka nevojë për 3 gola që të dërgojë ndeshjen në vazhdime. Prandaj një strategji e forcës prapa për të ndalur treshen Mbappe-Cavani-Neymar, dhe Nacho është një garanci e qetësisë. Ai luajti në ndeshjen e parë ndaj PSG-së por në krahun e djathtë në vendin e Carvajal. Nuk arriti të ndalë shumë Neymarin por i nxori një karton të verdhë atij dhe tregoi eksperiencën e duhur për atë pozicion pavarësisht kundërshtarit që kishte. Carvajal rikthehet në anën e djathtë dhe Nacho mbetet plani A për krahun e majtë nëse mungon Marcelo.
2) Theo: është ende i panjohur
Edhe pse Nacho është emri i parë që vjen në mendje duke menduar zëvëndësimin e Marcelos në Paris, realiteti është se zëvëndësuesi i tij natyral është Theo Hernandez. Francezi, i ardhur në Madrid verën që shkoi nga Atletico për 30 milionë euro nuk po përmbush shpresat e krijuara pas sezonit të mirë që kishte me Alaves në 2016/17. Ka luajtur vetëm 1.043 minuta këtë sezon dhe nuk shkëlqeu si në ish klubin e tij.
3) Tre qendërmbrojtësa: një shpikje pa garanci
Pa Marcelon, mundësia tjetër për Zidane është të inkuadrojë në fushë 3 qendërmbrojtësat e tij (Ramos, Varane dhe Nacho), me Carvajal më të avansuar dhe duke i dhënë liri të madhe atij dhe krahut të majtë që mund të mbahet nga Theo, Achraf, Asensio…apo edhe Bale. Uellsiani ishte mbrojtës i majtë në fillimet e para të karrierës në Southampton dhe gjithashtu për disa vite në Tottenham ku ai shkëleu në atë pozitë sa luante në Premier League.
Zidane do të mendojë për të zgjedhur këtë problem para ndeshjes së 6 marsit dhe opsioni i fundit mund të jetë një mundësi për të por në vitin e kaluar tekniku Madrilen kishte dështuar disa herë me këtë formacion: 3-5-2. Pra, opsioni më i pëlqyer mbetet ai i pari me Nachon të gatshëm si gjithmonë për cdo pozitë në fushë.