Ishte firmosur si sezoni i tij më i keq me Real Madridin, numrat golashënuese më të këqija të karrierës së tij, fillimi më i komplikuar në La Liga.. por Cristiano është rikthyer. Dhe është rikthyer fiks në momentin e duhur. Dopieta e fundit ndaj PSG dhe hat-tricku i shënuar ndaj Real Sociedad në La Liga, e kanë çuar në një shifër golash që tashmë e vulosin si lojtari me mesataren më të mirë të sulmuesëve që luajnë në Spanjë.
Portugezi ka zhvilluar 29 ndeshje këtë sezon, duke shënuar 25 gola. Thënë ndryshe, një mesatare prej 0,86 gola për ndeshje, mesatare që nuk e arrinë as Messi, golashënuesi më i mirë i kampionatit aktual. Argjentinasi ka shënuar 27 gola në 38 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet: 0,71 për ndeshje. Luis Suarez, nga ana tjetër, ka shënuar 19 gola në 34 ndeshje (0,55) dhe Iago Aspas, një tjetër golashënues Spanjoll, ka shënuar 16 gola në 25 ndeshje (0,64).
Asnjëri nuk ka mesataren e Cristianos, që ndryshon krejtësisht kur luan në kampionat dhe kur luan në Champions. Në kompeticionin vendor, Messi është mbreti. Ka shënuar 20 gola në 24 takime, apo thënë ndryshe, 0.83 gola për ndeshje. Ndërsa Portugezi ka shënuar 11 gola në 18 ndeshje: një mesatare prej 0,61.
Por në Champions, ai nuk ka rival. Pasi ka vulosur një fazë të parë historike, në të cilën arriti të shënonte në të gjitha ndeshjet e luajtura në grup, Portugezi vazhdoi me formën e mirë edhe me një dopietë ndaj PSG, duke arritur të shënoje kështu 11 gola në 7 ndeshje. Një mesatare prej 1,57 golash për ndeshje, apo thënë ndryshe, 1 gol më shumë për ndeshje se sa rivali i tij i madh Lionel Messi, që me Barcelonën në Europë ka luajtur 6 ndeshje këtë sezon dhe ka arritur të shënoje 3 gola, me Argjentinasin që nuk ka gjetur rrjetën as në kampionat që me datë 28 Janar ndaj Alaves.