Unai Emery vlerësoi përgjigjen e lojtarëve të tij ndaj Strasbourg pas humbjes së pësuar ndaj Real Madridit, me teknikun që paralajmëron një ndeshje të madhe nga skuadra e tij në Parc des Princes.
Emery, që theksoi se ishte i kënaqur me ‘ndeshjen e mirë të Lo Celso’ në Santiago Bernabeu, rikujtoi që Paris Saint-Germain ka fituar të gjitha ndeshjet në stadiumin e tyre në këtë sezon. Për më tepër, filloi të nxisë tifozët që të mbështesin ekipin ashtu siç do bënin përpara një ndeshje ndaj Marseille.
Shija e mbetur nga humbja në Bernabeu
”Fitorja ishte e rëndësishme pas ndeshjes të së Mërkurës. Kemi fituar të gjitha ndeshjet në shtëpi. Pak nga pak, duhet t’i vëmë tifozët tanë në një situatë të ngjajshme sikur po luajnm kundër Marseille”, tha tekniku pas goleadës ndaj Strasbourg (5-2).
”Duhet të dëshmojmë se mund të mbajmë këtë nivel të lojës kundër ekipeve më të mëdha, pa mos nënvlerësuar Strasbourgun, që e respektoj shumë”, theksoi Emery. Tekniku Spanjoll bëri me dije që ekipi i tij u duk pak i prekur në fillimin e ndeshjes nga humbja ndaj Real Madridit. ”Kuptohet që e kujtojnë ndeshjen e së Mërkurës. Është normale. Por kjo është e rëndësishme sepse ne duhet të flasim për gjërat pozitive. Ndjehemi shumë të fortë në Parc des Princes,” vazhdoi.
Mesazh tifozëve
”Duhet të transmetojmë tek tifozët e ekipit tanë nevojën që kemi për ta. Duhet të mbajmë këtë dinamikë”, insistoi Emery, që i dha minuta Lass Diarra, i blerë në merkaton e Janarit për të luajtur vetëm sot si titullar, me teknikun që rikuperon edhe Thiago Mottan, i lënë jashtë për shkak të një dëmtimi në ndeshjen në Bernabeu.
Mbron Lo Celson nga kritikat
”Diarra luajti 55 minuta. Futej më tepër në intenzitetin e lojës gjatë minutave në vazhdim. Motta luajti 35 minutat e fundit dhe bëri mirë. Objektivi është t’i bëjmë të luajnë sëbashku. Jam i kënaqur me ta, por gjithashtu jam i kënaqur me Adrien Rabiot, që luajti kur Motta apo Lo Celso mungonin dhe bëri mirë. Për më tepër, jam i kënaqur me ndeshjen e Lo Celsos në Madrid,” përfundoi tekniku.