Dëmtimi i Toni Kroos, që mbetet jashtë fushave për 3 javë, mund të provokoje një ndryshim të drejtëpërdrejtë në formacionin startues të Zidane për ndeshjen e kthimit ndaj PSG me 6 Mars në Parque des Princes. Edhe pse gjithçka indikon që Gjermani do t’ia dalë në kohë për t’u rikthyer në atë ndeshje, Zidane ka shumë alternativa për të zëvendësuar një mungesë të mundëshme të Toni Kroos.
Mesfushorë për mesfushorë: Kovacic
Opsioni më i mundshëm, diçka që pritet të konfirmohet edhe për duelin e së Dielës ndaj Betis në Villamarin, është Mateo Kovacic, që vendoset drejtëpërdrejtë në vendin e Kroos. Ky opsion i mundëson teknikut të mbaje të gjithë pjesët e formacionit, tashmë me Iscon prapa sulmuesëve (ashtu si në fitoren 3-1 ndaj PSG) apo me BBC në sulm. Kroati do të vendoset në krahun e majtë të mesfushës dhe do të krijoje një dyshe mbrotjëse dhe sulmuese me Marcelon.
Isco dhe BBC
Nëse Zidane vendosë që të vazhdoje të mbështetet tek potenciali sulmues, alternativa është përfshirja e Iscos në qendër të mesfushës duke formuar kështu një treshe sëbashku me Modric dhe Casemiro si dhe një sulm të rikuperuar me BBC, që u sakrifikua në ndeshjen e së Mërkurës ndaj PSG. Mund të jetë një zgjidhje shumë e rrezikshme nëse meret parasyshë që Real Madridi duhet të mbrohet në Paris.
Asensio, Lucas dhe 4-4-2
Kështu mbaroi ndeshja e së Mërkurës ndaj PSG, minutat e fundit të cilat Real Madridi rrëmbeu një fitore të madhe ndaj Francezëve. Me Modric dhe Casemiron më në qendër, Lucas vendoset në të djathtë, Asensio në të majtë dhe përpara qëndrojnë dy qendër sulmues (Cristiano dhe Bale apo Benzema). Mund të jetë ndoshta zgjidhja më e ekuilibruar dhe që do të siguronte më shumë punë defenzive. Sidoqoftë, gjithçka mbetet të shihet. Opsionet janë të mjaftueshme për Zidane.