Me dy golat e tij ndaj PSG-së, Cristiano Ronaldo ka arritur në shifrën e 116 golave në Champions League.
Eshtë golashënuesi më i mirë në historinë e kompeticionit, por numrat e tij janë më të mira se shumica e ekipeve që kanë marrë pjesë në këtë kompeticion që nga themelimi i tij në vitin 1955. Nga viti 1955 kur u krijua ‘Copa de Europa’ tani e quajtur Champions League, 511 ekipe kanë luajtur në këtë kompeticion, por vetëm 48 prej tyre kanë shënuar më shumë gola se Cristiano. Misioni i radhës për Portugezin është kalimi i CSKA Moskës (117 gola), që renditet në vendin e 48’të në ekipet që kanë shënuar më së shumti gola në historinë e Champions League.
Për më tepër, është dy gola larg nga Copenhague, Brujas, Fenerbahce dhe Sportingu i Lisbonës, që do të thotë se nëse Cristiano shënon edhe dy gola, do të jetë në barazim me gola me ish klubin e tij që u largua në vitin 2004.
Nuk do të ishte e cuditshme që këtë sezon të tejkalon edhe Romën të cilët kanë shënuar 122 gola. Pastaj do të vinte kërcënimi për Rapid Vienën që ka 126 gola dhe Goteborgin 138 gola.
Gjithashtu, Cristiano është përpara shumë ekipeve të mëdha Europiane, si për shembull, para Man Cityt, që ka 102 gola dhe Napolit që ka 60 gola.
Në total, Portugez ka shënuar 12.6% të golave të Madridit në historinë e Champions League – 101 gola nga 926 sa i ka shënuar i gjithë klubi.