Cristiano edhe njëherë tregoi se është vendimtar për ekipin dhe se Champions League është kompeticioni i tij i preferuar.
Portugezi shënoi mbrëmë dy gola në fitoren ndaj PSG-së me rezultat 3-1. Goli i parë erdhi nga penalltia në fund të pjesës së parë ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 86’të pas një asistimi nga Asensio.
E cuditshme është fakti se si topi i cili qëndronte tek pika e penalltisë, u ngrit lartë përpara se Cristiano të godasë atë.
Ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme me këtë prapaskenë që është vërejtur nga kamerat gjatë ndeshjes: