Pas fitores se mbremshme të Real Madridit me rezultat 3-1 ndaj PSG, shtypi spanjoll, katalanas e ai francez kanë dalur me tituj rreth ndeshjes në fjalë.
Shtypi francez
Gazeta L`Equipe ne ballinen e saj për sot ka kryeartikullin e titulluar: “Kjo nuk ka përfunduar”.
Brenda këtij artikulli thuhej se edhe pse PSG u fundos dje në fund të ndeshjes, kualifikim ende nuk është i humbur. Sipas gazetes në fjalë, Cristiano i cili nuk u pa shumë gjatë ndeshjes arriti të shenojë gol, ndërsa Neymari i cili ishte shumë aktiv në ndeshje nuk arriti ta bëjë këtë gjë.
Gazeta tjeter franceze Le Parisien, numrin e saj të ri e hap me titullin kushtuar ndeshjes se mbremshme: “Parisi pësoi plasaritje”. Gazeta thotë se edhe përkundër golit të Rabiot, PSG mori goditje në fraksionin e fundit të ndeshjes.
Shtypi spanjoll
Gazeta spanjolle Marca në ballinen e saj për sot, ka kryeartikullin të cilin e ka titulluar me festimin e zakonshëm të Cristianos: “Siuuuu”.
Gazeta në fjalë shprehet se Real Madridi e riktheu krenarinë duke u rikthyer të jetë kampioni. Sipas Marcas Rabiot tejkaloi PSG gjithmonë të rrezikshme në epërsi, teksa Bale, Asensio dhe Lucas i dhanë tjetër kahje ndeshjes. Marca përmend dygoleshin e Cristiano dhe golin tjetër të Marcelos.
“Si mos te te dua”. Kjo është fraza e cila u degjua mbrëmë në Bernabeu e poashtu fraza me te cilen gazeta tjetër spanjolle, AS, e hap numrin e saj të ri.
Gazeta përmend faktin se Cristiano shenoi golin e 100 dhe 101 me Real Madridin ne Champions, ndersa e cilëson Marcelon si lojtari i cili e nxiti permbysjen.
Theks të veçantë gazeta spanjolle, AS, i jep edhe Asensios i cili sipas gazetes doli ne fushe kur rezultati ishte 1-1 dhe e ndryshoi ndeshjen.
Gazeta AS ka vendosur në ballinë e saj edhe një citat nga intervista e mbremshme e Ramos: “Real Madridin asnjehere nuk mund t’a konsiderosh te vdekur”
Përveç këtij citati të kapitenit, gazeta AS ka vendosur edhe një citat të Zidane: “Championsi eshte nje kompeticion qe na ngrit ne nje tjeter nivel”
Elozheve të shtypi spanjoll iu është bashkangjitur edhe shtypi katalanas.
Mundo Deportivo e hap numrin e saj me titullin: “Real Madridi gjen krenarinë dhe rikthehet të jetë kampioni”. Gazeta katalanase përmend faktin se Braziliani (Neymar) dhe një PSG shumë e papërvojë vyshken përpara një Real Madridi me më shumë fuqi në Europë.
Gazeta tjetër katalanase El Mundo delë me titullin “Madridi i Madh i Championsit”. Gazeta në fjalë thotë se Real Madridi i tërbuar gjeti fitoren në një ndeshje që ishte bërë shumë e vështirë pas golit të parë të Rabiot.