Rivaliteti në futboll është gjëja kryesore që e bënë këtë sport më të veçantin dhe më të pëlqyerin në botë.
Edhe më e bukur është të shohësh rivalin tënd duke dështuar. Fitoren e mbrëmshme të Realit ndaj PSG-së e shijuan lojtarët e Marseille, që njihen si rival të përbetuar në Francë.
Eshtë mesfushori i Marseille, Bouna Sarr, që ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shihet bashkëlojtari i tij Clinton N’Jie duke festuar çmendurisht golin e Marcelos që bëri rezultatin 3-1 për Mbretërit.
Ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme se si gëzohen lojtarët e Marseille për humbjen e PSG-së: