Në intervistën e tij me Marca, Vinicius Junior u pyet se çfarë dëshiron të arrij në të ardhmen e tij.
“Unë i admiroj lojtarët që kanë arritur kaq shumë në këtë klub, më i madhi në botë.
Sigurisht, dua të vazhdoj të fitoj këtu dhe të luaj për një kohë të gjatë për të fituar po aq sa ata”, tha anësori i Real Madridit.
“Unë dëshroj ta fitoj edhe pesë apo gjashtë herë Champions Leaguen dhe të jem po aq me ndikim sa disa nga lojtarët më të mirë që kanë veshur fanellën e Madridit”.