Muaji mars do të jetë vendimtar. Tashmë po zhvillohen takime në Bernabéu për të diskutuar nëse është e mundur të futen Mbappé dhe Haaland në të njëjtin treg transferimi . Inkorporimi i Kylian tashmë merret si i mirëqenë, pasi ai premtoi në verë se do të luajë sezonin e ardhshëm te Real Madrid dhe tani po mendohet për formulën për të regjistruar norvegjezin.
Largimi i Eden Hazard do të jetë më se thelbësor. Klubi duhet të nxjerrë rekordin e tij prej 30 milionë euro bruto dhe, nëse është e mundur, të marrë një shumë (20-25 milionë) si transferim. Në të njëjtën kohë, operacionet e tjera si ato të Luka Jovic, Mariano Díaz dhe Dani Ceballos do të duhet të përshpejtohen.
Haaland konsideron se projekti i Real Madridit është ai që i përshtatet më së miri interesave të tij. Ai ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve dhe dëshiron ti thyej të gjitha rekordet e golave që Cristiano Ronaldo arriti në kohën e tij. Portugezi ka qenë gjithmonë një referencë për Haaland.