Koha e David Alabas tek Bayern Munich duket sikur po shkon drejt fundit dhe njeri prej klubeve qe mbrojtesi fleksibil deshiron t’i bashkohet eshte Real Madridi qe eshte duke e mare seriozisht ne konsiderate afrimin e tij ne skuader.
Kontrata e 28 vjecarit perfundon ne Qershorin qe vjen dhe ai do te jete i lire per te negociuar nje para-kontrate me cdo klub duke filluar nga 1 Janari. Kjo eshte data te cilen drejtuesit Madrilen po e presin me padurim dhe ata do te bejne cdo gje duke e njoftuar paraprakisht hierarkine e Bayern Munich.
Alaba i ka dhene Bayernit nje afat deri me 1 Janar per te arritur nje marreveshje, keshtu qe duket sikur ne mendjen e tij largimi eshte i pashmangshem. Sidoqofte, rregullat e FIFA-s theksojne qe ai duhet te prese deri ne 6 muajt e fundit te kontrates perpara se te futet ne negociata me ndonje klub tjeter.
Bayern eshte i qarte nga perspektiva e tyre qe nuk jane te pergaditur per te mbuluar kushtet financiare qe David Alaba kerkon dhe per kete arsye ata po e humbasin lojtarin me kosto zero. Real Madridi, ashtu sikur Chelsea dhe Paris Saint-Germain jane duke pritur deri me 1 Janar per te bere nje oferte per te.
Alaba beson se koha e tij tek Bayern ka perfunduar dhe nje qendrim i vazhdueshem tek Allianz Arena do te ishte dramatik per karrieren e tij. Ai shpreson qe te luaje ne nje kampionat te ri dhe kampionati ne te cilin ka deshiruar te luaje gjithmone eshte La Liga.