Real Madridi vazhdon të mbështetet dhe t’ia besoje golat vetëm Karim Benzemas, tash e vite të tëra. Skuadra ka patur një rënie të dukshme të golave të shënuar pas largimit të Cristiano Ronaldos, por ka qenë vetëm Benzema ai i cili ka marë përsipër shënimin e golave tek Real Madridi.
Pas largimit të Ronaldos, Real Madridi kishte më tepër se 100 milion euro për të investuar në një golashënues, por u vendos që në skuadër të sillet Mariano Diaz, që për hirë të së vërtetës, nuk ka dëshmuar asgjë për aq kohë sa ka qenë pjesë e ekipit.
Verën e kaluar në ekip u soll Luka Jovic, por as sulmuesi Serb nuk ishte brenda pritshmërive të stafit teknik. Ndoshta dhe për shkak të besimit të munguar nga Zidane, mbase dhe për shkak të hapsirave të kufizuara dhe minutat e pakta që ka patur në fushë ose edhe për faktin që Benzema është i paprekshëm.
Në këtë verë është rikthyer në skuadër Borja Mayoral, por më kot, sepse as Zidane e as klubi nuk i beson asnjërit përveç Karim Benzemas. Mayoral ka oferta nga klube të ndryshme dhe është në pritje për të zgjidhur të ardhmen e tij e që me shumë mundësi do të jetë jashtë Real Madridit.
Në parim, Zinedine Zidane nuk i beson as Jovic, as Marianos e as Mayoral dhe që të tre do të largohen. Lojtari që do të bëje zëvendësuesin e Benzemas pritet të jetë Marco Asensio, që në disa ndeshje është provuar edhe si ‘9’ false, por jo se ka bindur në atë pozicion.
Mbetet të shihet se si do të performoje skuadra këtë sezon në nivelin e golave të shënuar. Do të ketë përmirësime apo do të jetë njëjtë si vitin e kaluar? Gjithçka në dorë të Benzemas..