Ekipi vazhdon të jetë i pamposhtur në La Liga këtë sezon. Sot ekipi fitoi ndeshjen ndaj Granadas me rezultat 4-2 në Bernabeu dhe kështu i prin tabelës së kampionatit Spanjoll me 18 pikë të fituara pas 8 xhirove të zhvilluara.
Golat për ekipin i shënuan Benzema, Hazard, Modric dhe James. Për Benzeman ishte goli i 6-të në La Liga këtë sezon, për Hazard ishte goli i parë zyrtar me fanellën e klubit dhe për James ishte goli i parë pas rikthimit nga huazimi.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për golat e ndeshjes: