Ishte minuta e 70-të e ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Real Madridit dhe Osasunas dhe Rodrygo Goes u inkuadrua në fushë për të debutuar me Madrilenët.
Në topin e 3’të që preki, Rodrygo shënoi gol në debutimin që nuk mund t’a kishte bërë më mirë. Për këtë gol ai para se të inkuadrohej mori udhëzimet e sakta nga Zidane i cili i tregonte se si të shkonte drejt portës kundërshtare nga ana e tij.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhme ku shihet Zidane duke i dhënë udhëzimet e sakta Rodrygos se si të shënoj golin: