Alphonse Areola mbrëmë debutoi me ekipin e Real Madridit dhe zhvilloi një performancë mjaftë stabile me pritjet dhe angazhimin e tij në portën e ekipit.
Areola i cili erdhi si huazim nga PSG-ja në merkaton verore, realizoi një pritje të topit apo më thjeshtë ‘kapi’ me njërën dorë topin i cili erdhi nga një krosim i lojtarit kundërshtar.
Kjo pritje mori duartrokitje në Bernabeu nga tifozët Madrilen dhe pas ndeshjes Zidane e përgëzoi portjerin Francez për performancën e dhuruar.
Videon që e kemi sjellur më poshtë ju shfaq më së miri këtë pritje të Areolas në ndeshjen e mbrëmshme: