Real Madridi mbrëmë fitoi me rezultat 2-0 ndaj Osasunas në Bernabue me dy gola të bukur nga dy brazilianët e ekipit, Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes.
Rodrygo shënoi në debutimin e tij dhe goli i tij e gëzoi edhe më shumë trajnerin Zinedine Zidane i cili nuk mund t’i përmbahej gëzimit dhe e festoi në një mënyrë të vecantë me reagimin e tij të njohur pas gjatë festimit të golave.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme ku shihet Zidane duke festuar golin e Rodrygos: