Edhe pse Zinedine Zidane nuk ka përmendur asgjë në lidhje me këtë, e përditshmja Madrilen ‘Marca’ raporton që trajneri Madrilen mund të bëjë disa rotacione në ndeshjen e nesërme ndaj Osasunas.
Sipas Marcas në fazën e sulmit mund të startojnë: Vinicius, Jovic dhe Vazquez në vendin e Benzema, Bale dhe Hazard, të cilët mund të pushojnë në fillimin e kësaj ndeshje për shkak se luajtën titullar dhe pothuajse në komplet dy ndeshjet e fundit, ndaj PSG-së dhe ndaj Sevillas.
Gjithashtu edhe Rodrygo është njëri nga lojtarët që mund të përfitojë nga ky rotacion i mundshëm i trajnerit Francez. Rotacioni nga Zidane mund të përdoret edhe për arsye të derbit Madrilen i cili do të luhet në fundjavë në Wanda Metropolitano.