Edhe pse me një lojtar më pak, kjo aspak nuk i pengoi Madrilenët që të dhurojnë spektakël ndaj Celtas dhe të arrijnë fitoren e parë në kampionat për këtë sezon 2019/20.
Goli i 3-të i ekipit i shënuar nga Lucas Vazquez erdhi pas një superaksioni të ndërtuar nga lojtarët Madrilen. Gjithcka filloi me Casemiron për të vazhduar më tej me Marcelon, Isco dhe Benzema, me këtë të fundit që asistoi për Vazquez i cili shënoi përball portjerit kundërshtar.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme me këtë super-aksion të ekipit në ndeshjen e djeshme ndaj Celtas: