Eden Hazard do të mungojë në ndeshjen e parë zyrtare me Real Madridin, e cila do të jetë nesër ndaj Celta Vigos me fillim në ora 17:00 në kuadër të La Ligas.
Lojtari Belg ka pësuar një tërheqje të lehtë muskulare e cila do t’a lë jashtë ndeshjes së parë të kampionatit për sezonin 2019/20.
Hazard ishte i pranishëm në stërvitjen e sotme derisa filloi të ndjente disa parehati dhe vraponte duke çaluar.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër nga kjo prapaskenë e stërvitjes së sotme e cila ishte e fundit para ndeshjes së nesërme: