Martin Odegaard po vazhdon me formën e mirë këtë sezon me skuadrën e Vitesse në kampionatin Holandez, Eredevise.
Supertalenti Norvegjez i cili është i huazuar tek skuadra Holandeze, ka dhuruar një hattrick të asistimeve nga goditjet këndore në fitoren e fundit të Vitesses ndaj PEC Zwolle me rezultat 4-1.
Kjo performancë e tij mund të ndikojë shumë që ai të rikthehet në klub gjatë verës dhe të jetë pjesë e planit të Zidane për sezonin e ri.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme që shfaq performancën e Odegaard në ndeshjen e fundit ku dhuroi hattrick të asisteve: