Alvaro Morata dje luajti ndeshjen e dytë me Atletico Madridin dhe ndaj Real Madridit, klubit që e formoi si futbollist profesional.
Spanjolli i cili nga Madridi u largua drejt Chelseas dhe pastaj për t’u huazur në Atletico nga klubi Londinez, arriti të shënoj një gol ndaj Realit ish klubit të tij por që vendimi i VAR ia anuloi golin për shkak të pozicionit jashtë loje.
Ajo që ra në sytë e kamerave të ndeshjes ishte festimi që bëri Morata pas golit të anuluar ndaj ish klubit të tij. Rikujtojmë që Spanjolli i ka shënuar Realit sa ishte pjesë e Juventusit por nuk kishte festuar në shenjë respekti.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër nga ky festim i Moratas në ndeshjen e djeshme: