Mbrëmë El Clasico përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 në Camp Nou dhe finalisti i Copa del Rey do të vendoset në ndeshjen kthyese në Bernabeu më 27 shkurt.
Madrilenët shënuan të parët me anë të Vazquez ndërsa Blaugranët barazuan me anë të Malcom, i cili nuk ishte duke u ndjekur fare nga Marcelo në momentin e golit.
Marcelo nuk po kalon nëpër një formë të mirë dhe filloi të vraponte tek Malcom në momentin kur ai mori topin në aksionin e golit të barazimit.
Video dhe foto e mëposhtme e tregon më së miri se ku gjendej Braziliani në aksionin e golit të Malcom: