Para pak orësh, Barcelona zyrtarizoi huazimin e Kevin Prince Boateng nga Sassuolo deri në fund të këtij sezoni.
Por një intervistë e Kevin Prince Boateng e vitit 2017 ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale gjatë ditës së sotme në të cilën vet lojtari Ganez kishte shprehur admirimin e tij per Realin, rivalin e përjetshëm të Barcelonës.
Kur ai u pyet se cilin ekip e përkrah më shumë në El Clasico, përgjigjia e tij ishte: ”Real Madridin”, kur u pyet se nëse do të duhej të zgjidhte të luante në njërën nga Reali apo Barcelona ai u përgjigj së pari me shaka ‘Milan‘ dhe më pas tha ‘‘Jo, Real Madridin, po”. Gjithashtu ai vazhdoi me këto fjalë: ”Kur isha fëmijë gjithmonë më pëlqente fanella e bardhë”.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme me këto fjalë të Boateng: