Santiago Solari e ka quajtur Real Madridin një ekip të mrekullueshëm dhe modest.
Këto vlerësime për klubin të cilin e udhëheq, Solari i bëri si replikë ndaj Cristiano Ronaldos, i cili ditë më parë tha se Juventusi ndryshe nga Real Madridi është një ekip më modest dhe një familje.
“Përulësia është një virtyt i madh. Skuadra e Real Madridit është e mrekullueshme dhe e përulur”, tha Solari në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes CSKA të Moskës të mërkurën mbrëma.
Ndërkohë Solari tregoi se prioritet i ekipi të tij për këtë sezon është fitimi i të gjithë trofeve të mundshëm.
“La Liga, Champions League, Copa del Rey dhe Kupa e Botës për klube. Ne duhet të jemi të gjallë në të gjitha garat. Më pëlqejnë të gjitha dhe kjo është ajo që ne duhet të synojmë”, ka deklaruar 42 vjeçari.
Vendin e Casemiros të lënduar, në 11-shen startuese e zuri zëvëndësuesi i tij natyral Marcos Llorente.
Me atë çka ky i fundit po bën në këto ndeshje është shprehur i lumtur trajneri Santiago Solari.
“Jam i lumtur me atë çka Llorente po bën në fushë dhe në çdo seancë stërvitore”, bëri të ditur Solari.
Tekniku Madrilen e theksoi se nuk e dinë të ardhmen e mesfushorit spanoll, i cili po kërkon me tepër minutazh.