Real Madridi dhe Chelsea kanë aritur marëveshje për transferimin e lojtarit Thibaut Courtois (26 vjeç), që do të nënshkruaje me klubin për 6 sezonet e ardhshme.
Pas testimeve mjeksore që do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme (9 Gusht), lojtari do të prezentohet në ora 13:00 në zyrat presidenciale të Santiago Bernabeu.
Menjëherë pas prezentimit, Courtois do të dalë për të parën herë në fushën e Santiago Bernabeut me bluzën e Real Madridit dhe më pas do të mbaje një konferencë për media ku do të përgjigjet ndaj pyetjeve të gazetarëve.
Nga ana tjetër, Chelsea ka komunikuar që si pjesë e marëveshjes, Mateo Kovacic do t’i bashkohet Chelseat për sezonin 2018/19 në formën e huazimit por pa të drejtën e blerjes. Pasi huazimit të ketë mbaruar, Kovacic do të rikthehet në Real Madrid.