David de Gea ka dhënë një intervistë për El Partidazo de Cope dhe ka rikujtuar nënshkrimin e tij të frustruar për Madridin që dështoi në fund të minutave të merkatos.
”Më 30 gusht dua të jem në shtëpinë time, i qetë dhe pa menduar asgjë përvec ekipit tim.”, ishin fjalët e De Geas duke iu referuar datës 31 gusht para disa viteve që shkaktoi shumë situatë të vështirë për karrierën e tij.
”Nuk e di nëse do të jem portjeri i Real Madridit. Jam i lumtur dhe kemi nevojë për të fituar tituj këtu në Man UTD. Unë vetëm dua të fitojë tituj si cdo lojtarë tjetër.”, vazhdoi portjeri Spanjoll.
Në fund ai u pyet edhe për thirrjen nga presidenti Perez: ”Nuk mendoj se e ka numrin tim (qeshet).”