Harry Kane do të jetë ‘Londinez’ deri në vitin 2024. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Tottenhami ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me sulmuesin anglez edhe për 6 vite tjera.
”I lumtur që nënshkruajta kontratë të re. Jam duke pritur me padurim që të shoh tifozët në stadium në sezonin e ardhshëm. Faleminderit.”, ishte mesazhi që Harry Kane tha për tifozët nëpërmjet një video të publikuar nga klubi i Tottenhamit në Twitter.
Sulmuesi Anglez është lojtari kryesor i Tottenhamit dhe dëshiron të vazhdoj me klubin që është golashënuesi më i mirë në historinë e tyre. Ky rinovim i kontratës mund t’i mbyllë derën përfundimisht Real Madridit që ka shfaqur interesim të vazhdueshëm për të dhe sidomos që ishte duke planifikuar një revolucion në sulmin e tyre gjatë kësaj merkato.