Pasi fitimit të titullit të tretë radhazi të Champions League, Real Madridi ka përjetuar disa tema shumë të vështira gjatë javës së kaluar. Së pari ishte deklarata e Cristiano Ronaldos dhe ajo e Gareth Bale, të cilat sollën shumë dyshime për të ardhmen e tyre dhe shkaktuan rrëmujë nëpër mediat botërore, pastaj dorëheqja e Zinedine Zidane. Këto dy temat më së vështiri i ka përjetuar presidenti Florentino Perez i cili asesi nuk mund të mendonte se do t’i largohej dhe trajneri dhe njëri nga Cristiano apo Bale.
Me gjithë këto polemika të shumta, ditët kalojnë nëpër zyret e Bernabeu dhe presidenti po vazhdon shqetësimin e tij. Ai po përpunon ide që të zyrtarizojë sa më shpejtë trajnerin e ri dhe është në pritje të deklratave të lojtarëve se cfarë kanë vendosur. Kush largohet? Kush qëndron? Ditët e vështira po vijnë për presin.
Klopp, Allegri, Conte, Pochettino apo Guti, dikush mund të vijë por të gjithë kanë frikën e tyre për të udhëhequr klubin më të madh në botë. Në vitin e botërorit, nënshkrime të reja nuk do të ketë herët pasi klubi do të shikojë talentët që tregojnë aftësitë e tyre në këtë muaj në Rusi. Ditët po kalojnë, shqetësimi po shtohet por presidenti Perez duhet të fillojë punën sërish pasi nuk i ka mbetur shumë kohë dhe pika e parë që duhet të bëjë është zyrtarizimi i trajnerit të ri.