Gjithcka tregon se Massimiliano Allegri nuk do të jetë zëvëndësuesi i Zinedine Zidane. Trajneri Italian ishte njëri nga dëshirat e presidentit Perez për të zëvëndësuar të dorëhequrin Zidane por është vetë Allegri ai i cili ka hedhur poshtë ofertën e Madridit.
Sic informon ‘La Gazzetta dello Sport’, Allegri i ka dhënë ‘jo’ klubit Madrilen për besnikërinë ndaj Juventusit dhe për detyrimet familjare. Tekniku Italian ende e sheh veten në ciklin e Juves dhe beson se mund të vazhdoj të fitoj me Zonjën e Vjetër.
Sipas mediumit italian, Allegri dëshiron të fitojë Scudetton e tetë radhazi (e 5’ta si trajner) dhe të vendos mendjen tek Champions League. Ai pretendon të jetë një lloj Fergusoni në Juventus dhe pastaj ndoshta të mendoj për kombëtaren e Italisë, kur përfundon epoka e Mancinit e cila ka filluar para disa muajve.
‘La Gazzetta’ thekson se Allegri ka fituar zemrën e Perez në ndeshjen e dytë cerekfinale të Champions League, kur Juventusi ishte afër të bënte mrekullinë duke e rikthyer rezultatin nga 0-3 në 3-0 por që në fund u eliminua.