Gareth Bale shënoi dy supergola në finalen e Kievit javën e kaluar dhe i siguroi klubit titullin e 13’të në Champions League.
Por këta dy gola kanë ndikuar menjëherë edhe në vlerën e Uellsianit në treg. Bale i cili kishte qenë totalisht jahstë formës në fillim të sezonit dhe vlera e tij kishte rënë në 70 milionë euro, tani vlerësohet 20 milionë euro më shumë apo 90 milionë euro sipas webfaqes Transfermarkt.
Dy gola për 20 milionë euro nga Bale në finalen e Kievit, në të cilën u shpall lojtari më i mirë i finales me vetëm 25 minuta lojë.