Real Madridi mbështetej në ndeshjet e tyre nëpërmjet treshes BBC, por duket se kësaj treshe sulmuese i ka ardhur fundi.
Derisa Benzema dhe Bale nuk japin sinjale, Cristiano është më kapital se kurrë. Gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe gjithmonë ai që po kalon nëpër formën më të mirë nga kjo treshe.
Një javë para përballjes në Munich, duket e pamundur se dy të parët do të jenë titullar. Më së shumti ka vend për njërin. Apo ndoshta jo? Casemiro, Kroos, Modric, Isco dhe Cristiano dhe mungon njëri. Benzema? Bale? Apo Lucas ose Asensio, që ishin titullar mbrëmë ndaj Athletic Bilbaos dhe në natën e Parisit.
Janë kohëra të vështira për Karim dhe Gareth, të cilët nuk po tregojnë vlerat e tyre në fushë. Vendi i Bale tashmë ishte e ndarë që nga finalja e Cardiffit. Por tani edhe ai i Benzemas ka filluar të lëkundet pavarësisht se ishte i padisktueshëm deri në këto ditë.