Isco sonte shënoi hattrick në fitoren e Spanjës ndaj Argjentinës me rezultat 6-1.
Mesfushori Madrilen shkëlqeu ndaj kombëtares Latino-Amerikane dhe arriti që të tregojë cilësitë e tij të vërteta përballë një kombëtare që konsiderohet nga më të mirat në botë.
Por kjo nuk ishte e vetmja nga Isco për sonte. Me golat e shënuar, Isco u bë lojtari i parë në historinë e kombëtares së Spanjës që arrin t’i shënoj hattrick një kombëtare që dikur ishte kampion i botës. Kombëtarja e Argjentinas ishte kampion i botës dy herë në historinë e tyre: 1978 dhe 1986.