Gareth Bale është rikthyer dhe ka paraqitur kandidaturën e tij për vendin e startuesit ndaj PSG-së. Me Lucas dhe Asensio në stol, dhe me misterin që po përballet para ndeshjes në Parc des Princes, Bale formoi treshen me Cristianon dhe Benzeman në fitoren e mbrëmshme ndaj Getafes me rezultat 3-1.
Ky ishte rasti i fundit për Uellsianin që të fitojë vendin e startuesit ndaj PSG-së, dicka që nuk duket e qartë. Dhe filloi më së miri ndeshjen e mbrëmshme pasi shënoi golin e parë të ekipit në minutën e 25’të,
Bale tashmë ka 11 gola këtë sezon prej të cilëve 8 janë në La Liga. Pak nga pak statistikat e tij po pëmirësohen dhe dëmtimet po e respektojnë atë. Ai tashmë mori pjesë në goleadën ndaj Alavaes dhe mbrëmë e gjeti portën përsëri. Një gol që e vë edhe më shumë presion mbi trajnerin Zidane që duhet të mendojë për startuesit ndaj PSG-së pasi Bale po rikthehet dhe ka gjetur portën.